TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2026, 22:29

Skuadra e tij rrezikon shumë këtë sezon në Gjermani, mesfushori shqiptar vendos për të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra e tij rrezikon shumë këtë sezon në Gjermani,

Elvis Rexhbeçaj do të jetë pjesë e Volfsburgut në edicionin e ardhshëm, pasi ka marrë vendimin përfundimtar për t’iu bashkuar klubit gjerman. Mesfushori i Kosovës ka zgjedhur të rikthehet te skuadra ku hodhi hapat e parë në karrierë, edhe në rast se Volfsburgu nuk arrin të mbijetojë në Bundesligë.

Sipas informacioneve, Rexhbeçaj pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare. Burime pranë lojtarit e cilësojnë këtë si një “zgjedhje zemre”, për shkak të lidhjes së tij të hershme me klubin.

Nga ana tjetër, 28-vjeçari do të largohet nga Augsburgu në fund të sezonit si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij është drejt përfundimit dhe nuk do të rinovohet.

Ndërkohë, situata e Volfsburgut mbetet e vështirë. Skuadra aktualisht renditet në vendin e parafundit në Bundesligë dhe përballet me një sfidë të madhe për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

elvis rexhebecaj sulmuesi shqiptar volfsburg

Lini një Përgjigje