
Federata Japoneze e Futbollit ka ndërmarrë një vendim të papritur, duke emëruar ish-mesfushorin Shunsuke Nakamura si trajner të kombëtares, vetëm dy muaj përpara nisjes së Kampionatit Botëror 2026.
Vendimi vjen pas shkarkimit të trajnerit Hajime Morijasu, pavarësisht rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit, ku Japonia arriti fitore ndaj Anglisë dhe Skocisë. Lëvizja është interpretuar si një ndryshim strategjik në prag të turneut më të rëndësishëm ndërkombëtar.
Në një deklaratë zyrtare, Federata Japoneze shprehu besimin tek aftësitë e Nakamurës për të udhëhequr ekipin në këtë fazë vendimtare.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë se Shunsuke Nakamura është emëruar në stafin teknik të kombëtares për Kampionatin Botëror FIFA 2026”, shkruhet në deklaratën e Federatës Japoneze të Futbollit.
Ky emërim sinjalizon një drejtim të ri për përfaqësuesen japoneze, e njohur si “Samurai Blue”, në përgatitjet për Botërorin.
Japonia do të përballet me kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve, ku bëjnë pjesë Holanda, Suedia dhe Tunizia. Ky grup konsiderohet sfidues dhe do të kërkojë një organizim të lartë taktik dhe performancë të qendrueshme.
Lini një Përgjigje