
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, është rikthyer në stërvitje me Trabzonsporin, sipas pamjeve të publikuara së fundmi nga klubi turk në rrjetet sociale. Prania e tij në seancat stërvitore sugjeron se 25-vjeçari mund të jetë në dispozicion të trajnerit Fatih Teke për ndeshjen e radhës ndaj Bashaksehirit.
Prej disa javësh, Muçi nuk ka qenë pjesë e grumbullimeve të ekipit, çka kishte ngritur dyshime mbi gjendjen e tij fizike. Mungesa e tij ishte interpretuar si pasojë e një faze rikuperimi dhe e një forme jo optimale. Rikthimi në stërvitje shihet si një sinjal pozitiv për klubin dhe tifozët në prag të ndeshjeve vendimtare të sezonit.
Trabzonspori vijon të jetë në garë për titullin kampion në Superligën turke. Aktualisht, skuadra renditet me 64 pikë, vetëm katër më pak se Gallatasaraji, që mban vendin e parë. Me pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, diferenca mbetet e kapshme dhe gjithçka konsiderohet ende e hapur.
Kthimi i Muçit pritet të rrisë opsionet në repartin ofensiv për Trabzonsporin, në një moment kyç të sezonit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë gati për të luajtur që në ndeshjen e së dielës apo do të integrohet gradualisht në skuadër.
Trabzonspor'da Ernest Muçi ve Onuachu, takımla birlikte çalışmalara başladı. pic.twitter.com/VIBQyAQx9K
— Orta Saha (@ortasahahaber) April 16, 2026
Lini një Përgjigje