
Robert Levandovski nuk do të jetë pjesë e Milanit për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të “Diario Sport”, klubi kuqezi ka vendosur të tërhiqet nga tentativa për transferimin e sulmuesit polak.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se vendimi është ndikuar nga CEO i Milanit, Xhorxhio Furlani, i cili nuk ka dhënë miratimin për këtë operacion. Arsye kryesore janë mosha e lojtarit, 37 vjeç, si dhe paga e lartë që ai kërkon.
Në anën tjetër, drejtori sportiv Igli Tare kishte mbështetur afrimin e Levandovskit, duke pasur edhe dakordësinë e trajnerit Masimiliano Alegri. Megjithatë, qendrimi i drejtuesve financiarë të klubit ka qenë vendimtar në këtë çështje.
Levandovski shihej si një mundësi e favorshme në treg, pasi kontrata e tij me Barcelonën është drejt përfundimit dhe transferimi mund të realizohej pa kosto kartoni. Pavarësisht kësaj, Milani do të duhet tashmë të kërkojë alternativa të tjera për repartin ofensiv, ku vijon të ndiejë mungesën e një sulmuesi kryesor.
Ndërkohë, Igli Tare dhe Masimiliano Alegri janë bashkuar me Milanin për këtë sezon dhe deri tani vlerësohen për punën e bërë, me objektivin kryesor rikthimin e ekipit në kompeticionin e Champions League.
Lini një Përgjigje