TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2026, 18:41

Qazim Laçi kontribuon me gola dhe asiste, mesfushori shqiptar “pikë referimi” për ekipin e Rizesporit

Shkruar nga Pamfleti

Qazim Laçi kontribuon me gola dhe asiste, mesfushori shqiptar

Kalimi i Qazim Laçit te Rizespori në Turqi po rezulton një lëvizje e suksesshme për mesfushorin shqiptar, i cili po shfaq formë të qendrueshme dhe rendiment të lartë, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Gaziantepe, Laçi shënoi golin e barazimit në fushën e tij, një moment kyç që i hapi rrugën përmbysjes së rezultatit. Fitorja u vulos në minutat e fundit nga Ali Soue, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për Rizesporin.

Kontributi i mesfushorit të Kombëtares shqiptare konsiderohet i rëndësishëm për ecurinë aktuale të skuadrës. Rizespori renditet në vendin e tetë me 36 pikë pas 29 javësh, ndërsa objektivi kryesor mbetet sigurimi i qendrimit në elitën e futbollit turk. Shanset për një vend në kupat europiane, sipas ecurisë aktuale, duken të kufizuara.

Statistikat individuale të Laçit përforcojnë ndikimin e tij në skuadër. Në 27 ndeshje të zhvilluara, ai ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë 8 asiste, duke dëshmuar rol vendimtar sa herë është aktivizuar nga trajneri Reçep Uçak.

Deri në përfundim të sezonit kanë mbetur edhe pesë javë, çka i jep mundësi 30-vjeçarit të përmirësojë më tej shifrat personale dhe të vijojë të jetë një nga protagonistët e kampionatit turk.

qazim laçi mesfushori shqiptar rizespor

Lini një Përgjigje