TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2026, 19:46

Trajneri i Beshiktashit i beson detyrën e re Kristjan Asllanit, një dëmtim mund të ndryshojë fatin e mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Beshiktashit i beson detyrën e re Kristjan Asllanit, një

E ardhmja e Kristjan Asllanit te Beshiktashi duket se ka marrë një kthesë të papritur, e diktuar nga zhvillimet e fundit në skuadrën turke. Mesfushori shqiptar kishte filluar të humbiste terren në planet e ekipit, duke zbehur ndjeshëm mundësinë për një transferim përfundimtar.

Në ndeshjet e fundit, Asllani ishte zhvendosur në stol dhe nuk pritej të kishte një rol protagonisti në vijim. Ndërkohë, Kartal Jillmaz konsiderohej një nga pikat kyçe të formacionit të Beshiktashit.

Megjithatë, situata ka ndryshuar pas dëmtimit të rëndë të Jillmaz, i cili ka mbyllur sezonin. Ky zhvillim ka detyruar trajnerin Sergen Jallçin të rishikojë alternativat në mesfushë dhe të rikthejë vëmendjen te Asllani.

Sipas mediave turke, tekniku pritet t’i besojë sërish mesfushorit shqiptar, por në një rol të ndryshëm nga më parë. Asllani mund të aktivizohet si ndërlidhës mes mbrojtjes dhe sulmit, duke vepruar si organizator nga thellësia, një detyrë që e ka ushtruar edhe tek Interi si zëvendësues i Çalhanollu.

Nëse Asllani arrin të shfrytëzojë këtë mundësi dhe të japë paraqitje bindëse në ndeshjet e ardhshme, gjasat për të qendruar te Beshiktashi pritet të rriten. Një performancë e mirë mund të ndikojë ndjeshëm edhe në drejtimin e mëtejshëm të karrierës së tij, duke ndryshuar një sezon që deri tani konsiderohej i vështirë.

kristjan asllani mesfushori shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje