TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2026, 13:03

Armand Duka zbulon prapaskenat: Postin e drejtuesit të Kombëtares ia kam ofruar një trajneri shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Armand Duka zbulon prapaskenat: Postin e drejtuesit të Kombëtares
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka

Ditën e sotme presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka pranuar se Besnik Hasi ka qenë emri i vetëm të cilit i është ofruar bankina e kuqezinjve në të kaluarën. Ai ka shpjeguar se pse ka dështuar marrëveshja, por duke theksuar në vijim se i ka gjithmonë në vëmendje trajnerët shqiptarë.

“I kam ofruar realisht të paktën një herë postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentet e fundit kur ishim në prag të finalizimit të kontratës, Besniku u tërhoq se i ofruan që të ishte trajneri i Anderlehtit. Më pas, në të gjitha rastet padyshim që e kam menduar dhe padyshim përsëri e mendoj, por do të shohim.

Por e para është që i kam ofruar trajnerit aktual që të shprehë mendimin e tij nëse e ka vullnetin, energjinë e dëshirën për të vazhduar. Por pastaj janë edhe kushtet nëse kënaqin palët. Kjo gjë do të ndodhë para se të bëhen ndeshjet miqësore të qershorit”, tha Duka.

Armand Duka, kreu i institucionit të futbollit në Shqipëri ka thënë se ekipi Kombëtar do zhvillojë dy miqësore në Tiranë gjatë qershorit që vjen. Ai ka zbuluar se nuk do ketë një miqësore kundër Kosovës apo Italisë.

Duka tha se më 3 ose 6 qershor në Tiranë, Shqipëria do mirëpresë Luksemburgun, ndërsa ende nuk është vendosur miqësorja e dytë, duke u diskutuar me ekipe si Kili apo Danimarka.

 

armand duka postin e drejtuesit të kombëtares

Lini një Përgjigje