TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2026, 23:01

Aston Vila konfirmohet pretendente, Notingami kërkon të shpëtojë sezonin; Balliu nxjerr jashtë Europës Strakoshën

Shkruar nga Pamfleti

Aston Vila konfirmohet pretendente, Notingami kërkon të

Përfundojnë ndeshjet e kthimit çerekfinale në Ligën e Europës. Aston Vila regjistroi një fitore të pastër 4-0 ndaj Bolonjës, duke dominuar sfidën dhe konfirmuar formën e mirë. Golat për anglezët u shënuan nga Oli Uotkins në minutën e 16, Emiliano Buendia 10 minuta më vonë dhe Morgan Roxhers në minutën e 39.Në minutën e 25, anglezët humbën një penallti. Në minutën e 89, Erzi Konsa realizoi edhe golin e katërt. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve kishte përfunduar me shifrat 1-3 për Aston Vilën.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emeri kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të kemi një duel të gjithin anglez kundër Notingam Forest.

Këta të fundit mposhtën Porton me rezultatin minimal. Goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 12 nga Morgan Gibs Uajt. Në minutën e 8, “Dragojtë” mbetën me 10 lojtarë, pasi Bednareku ndëshkua me karton të kuq.

Anglezët kërkojnë trofeun e vetëm, pasi në kampionat po luftojnë për mbijetesë

Ndeshja e parë e luajtur në Portugali përfundoi në barazim 1-1.

Sfida me më shumë gola në Ligën e Europës ishte Real Betis-Braga, e cila përfundoi me fitoren e ekipit portugez me shifrat 2-4.

Entoni në minutën e 13 dhe Ezalzuli në minutën e 26 realizuan për spanjollët, ndërsa Pau Viktor ngushtoi shifrat për portugezët në minutën e 38.

Viktor Karvajo barazoi shifrat në minutën e 49, në minutën e 53 Rikardo Horta realizoi golin e tretë, ndërsa Zhan Baptist Gorbi kompletoi “pokerin” për ekipin portugez, duke i kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me gjermanët e Frajburg.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve ishte mbyllur në barazim 1-1.

Edhe në Ligën e Konferencës nuk munguan ndeshjet interesante. AEK-u i Strakoshës edhe pse fitoi 3-1 ndaj Rajo Vajekanos së Ivan Balliut nuk ia doli të kualifikohej në gjysmëfinale. Golat për grekët u realizuan nga Zini në minutat 13 dhe 51 dhe Razvan Marin në minutën e 36 nga pika e bardhë e penalltisë.

Për spanjollët ngushtoi shifrat Isa Palazon në minutën e 60, duke i siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me Strasburgun.

Feancezët mposhtën pastër Maincin 4-0. Nanasi në minutën e 26, Outara në minutën e 35, Hulio Enciso në minutën e 69 dhe Emega në minutën e 74 gjetën rrjetën për Strasburgun.

Fiorentina arriti një fitore të rëndësishme, kësaj here 2-1 përballë Kristal Palas, por nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Golat për italianët u realizuan nga Gudmunson në minutën e 30 dhe Çer Ndur në minutën e 53. Golin e vetëm për miqtë e realizoi Ismaila Sarr në minutën e 17.

Në gjysmëfinale; Kristal Palas do të ndeshet me Shaktar Donjeck.

 

 

 

aek aston vila shaktar donjeck porto

Lini një Përgjigje