
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Slaven Belupo dhe Hajduk Split, me rezultatin e barabartë 1-1. Takimi, i vlefshëm për javën e 30-të të kampionatit kroat, ka ofruar ritëm dhe raste nga të dyja skuadrat.
Protagonist në këtë 45-minutësh ishte mesfushori i Kombëtares shqiptare, Adrion Pajaziti. Në minutën e 38-të, 23-vjeçari kontribuoi drejtpërdrejt në golin e barazimit për Hajdukun.
Aksioni nisi nga një kombinim i Pajazitit me sulmuesin Marko Livaja në krahun e zonës. Më pas, mesfushori mori iniciativën në krah dhe dhuroi një asist të saktë me të majtën për Ante Rebiç, i cili finalizoi duke rikthyer ekuilibrat në rezultat.
Me këtë barazim të përkohshëm, Hajduk Split shkon në kuotën e 60 pikëve në kampionat, duke mbetur 9 pikë pas kryesuesve të Dinamos së Zagrebit. Deri në përfundim të sezonit kanë mbetur edhe gjashtë javë, çka e mban ende të hapur garën për vendet kryesuese.
Lini një Përgjigje