TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2025, 18:24

Plas te Serbia para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri Stojkoviç bën deklaratën tronditëse: Ju doni që ne të humbasim

Shkruar nga Pamfleti

Plas te Serbia para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri Stojkoviç

Atmosfera te Serbia nuk duket edhe aq e qetë, nëse bëhet fjalë për trajnerin Dragan Stojkoviç. Ky i fundit është vendosur shpesh herë në qendër të kritikave.

Ai është shprehur së fundmi se nuk e ndjen presionin, që mundohet të krijohet. Për më tepër, fjalët e tij ishin tronditëse, pasi në konferencë tha edhe se ndoshta ndonjë prej tyre do që të vijë humbja ndaj Shqipërisë.

Nuk e ndjej presionin. Ju jeni ata që e ndjeni presionin, ju gazetarët, ekspertët dhe kritikët e përhershëm. Ndoshta një nga ju do të donte që Shqipëria të na mposhtë”, u shpreh Stojkoviç në konferencë për shtyp.

Trajneri i Serbisë edhe më parë është shprehur se ka analistë që mbështesin Shqipërinë. Mediat në Serbi nxorën në pah emrin e Rade Bogdanoviç si një prej tyre.

 

dragna stojkoviç trjaneri i serbisë

1 Komente

  1. G
    Gëzimi

    Ne kjo na intereson për rezultatin, sa m sa më shumë divergjenca mes tyre

    Lini një Përgjigje