TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2025, 15:47

Ka luajtur me Ronaldon tek Interi, ish-futbollisti zikaltër vjen në Vlorë dhe merr drejtimin e Flamurtarit

Shkruar nga Pamfleti

Ka luajtur me Ronaldon tek Interi, ish-futbollisti zikaltër vjen në

Flamurtari ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës. Italiani Françesko Moreiro merr drejtimin e ekipit vlonjat pas largimit të spanjollit Karlos Garsia.

Moreiro rikthehet në futbollin shqiptar pas eksperiencave të mëparshme me Laçin dhe Dinamon, ndërsa këtë herë e gjen Flamurtarin në një moment të vështirë, me vetëm dy pikë në vendin e fundit të renditjes së Superiores.

Françesko Moreiro në karrierën e tij si futbollist ka veshur fanelën e Interit, Romës dhe Napolit në Serinë A italiane, ndërsa kulmin si trajner e ka pasur kur drejtoi ekipin e Leçes në vitin 2013.

Sakaq klubi vlonjat pritet të bëjë publik edhe përbërjen e stafit teknik në ditët në vijim, ndërsa objektivi i menjëhershëm mbetet rikthimi i skuadrës te rezultatet pozitive.

françesko moreiro trajneri italian flamurtari

Lini një Përgjigje