TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Tetor 2025, 20:41

Rinovimi i kontratës së Vinicius mbetet pezull, Reali tenton transferimin historik në rast largimi të brazilianit

Shkruar nga Pamfleti

Rinovimi i kontratës së Vinicius mbetet pezull, Reali tenton

Për momentin bisedimet mes Realit të Madridit dhe Vinicius Zhunior për rinovimin e kontratës së brazilianit kanë mbetur pezull. Gjithmonë e më shumë po shtohen zërat për një largim të mundshëm të brazilianit nga Madridi, pasi kushtet që ai ka për rinovim konsiderohen si “kapriço” nga ana e drejtuesve të klubit.

“Marca” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit thuhet se Reali i Madridit do të provojë transferimin e Erling Haland në rast largimi të Vinicius Zhunior.

Edhe pse norvegjezi ka një kontratë afatgjatë me “Qytetarët”, në Madrid besojnë se transferimi i tij është i mundur. Në rast se do bëhej realitet kjo lëvizje, kosto e operacionit mendohet të jetë 180-200 milionë euro.

vinicius zhunior sulmuesi brazilian real madrid erling haland

Lini një Përgjigje