TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2025, 18:01

Ertjan Kofsha ngre 161 kg në shkëputje dhe thyen rekordin europian në peshëngritje, dështon në stilin e shtytjes

Shkruar nga Pamfleti

Ertjan Kofsha ngre 161 kg në shkëputje dhe thyen rekordin europian

Peshëngritësi shqiptar, Ertjan Kofsha, ia ka dalë të vendosë një rekord të ri në arenën evropiane. Në Kampionatin Botëror që po mbahet në Forde të Norvegjisë, 20-vjeçari nga Shtërmeni ka ngritur 161 kilogramë në stilin e shkëputjes, në Baterinë C të peshës deri në 94 kilogramë.

"Me një ngritje spektakolare prej 161 kg në shkëputje, sportisti ynë i jashtëzakonshëm Ertjan Kofsha ka thyer rekordin europian në kategorinë deri në 94 kilogramë, gjatë Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të rritur që po zhvillohet në Forde, Norvegji", njofton Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Fatkeqësisht Kofsha gaboi të tre provat në stilin e shtytjes, pasi që në të parën provoi 190 kilogramë. Ky detaj e bëri që të mos renditej në dy garësh, ndërsa duhet pritur përfundimi i baterisë B dhe A për të parë se ku do të renditet përfundimisht Kofsha në stilin e shkëputjes.

Megjithatë sportisti i ri shihet si e ardhmja e peshëngritjes shqiptare dhe kjo u dëshmua edhe në këtë event. Veç tij, Shqipëria u përfaqësua në këtë turne edhe me Briken Caljen dhe Erkand Qerimajn, me këta të fundit që nuk ishin në lartësinë që pritej.

 

ertjan kofsha peshëngritësi shqiptar

Lini një Përgjigje