TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2025, 17:16

Vuan sulmi i skuadrës në zonën Champions, lojtari i Shqipërisë U-17 ftohet në stërvitje me ekipin A

Shkruar nga Pamfleti

Vuan sulmi i skuadrës në zonën Champions, lojtari i

Kombëtarja U-17 përfaqësoi Shqipërinë në Europianin e këtij viti. Gjithçka ishte zhgënjyese, megjithatë talente me shumicë po rriten në këtë brez. Një prej tyre duket të jetë edhe Enis Rexhepi, që tashmë ka pasur mundësinë e parë të stërvitet me ekipin A të Shtutgartit.

Sulmuesi 17-vjeçar është kryefjalë në këtë edicion për ekipin U-19 të klubit gjerman. Në çdo ndeshje ka shënuar apo asistuar.

Rexhepi numëron 12 gola dhe 6 asiste në 9 ndeshje. Një shpërthim ky i cili është vlerësuar nga klubi i Bundesligës gjermane.

Ftesa për Rexhepin ndërkohë ka munguar te kombëtaret e moshave, që gjithsesi do të zhvillojnë miqësore gjatë tetorit. Nuk do të ishte çudi nëse Shtutgarti e grumbullon për ndeshje zyrtare, pasi deri tani janë 8 gola të shënuar në 6 javë. Shtutgarti ka pozitë komode pasi mban vendin e katërt.

 

enis rexhepi sulmuesi i kombëtares u-17 shtutgarti

Lini një Përgjigje