TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2023, 17:12

Plas te PSG-ja, 6 lojtarë dalin kundër Mbapesë dhe i dërgojnë mesazh presidentit Al Khelaifi: Kjo është fyerje për klubin

Shkruar nga Pamfleti

Plas te PSG-ja, 6 lojtarë dalin kundër Mbapesë dhe i

Deklaratat e fundit të Kilian Mbape, në një intervistë për “France Football”, kanë krijuar shumë pakënaqësi në Paris, dhe jo vetëm te drejtuesit e skuadrës, edhe shokët e tij të ekipit tashmë janë kundër. Mediat franceze kanë zbuluar se 6 lojtarë, mes të cilëve 2 blerjet e fundit, kanë shprehur para drejtuesve pakënaqësinë e tyre rreth fjalëve të lojtarit.

Ky i fundit kishte thënë se të qendrosh në Paris “nuk vlerësonte rendimentin e tij” dhe lojtarët të cilët kanë ndër mend të vazhdojnë karrierën te PSG, e kanë cilësuar këtë të papranueshme. Sipas asaj që mëson “RMC”, një nga lojtarët i ka komunikuar Al Khelaifit se i interpreton fjalët e sulmuesit si “një fyerje për klubin”.

Një ndryshim i plotë i situatës për golashënuesin më të mirë në historinë e klubit, i cili ishte i paprekshëm. Deklarata dhe situatë e cila po shtyn gjithnjë e më shumë drejt largimit të Mbape në merkaton e verës, edhe pse futbollisti ka bërë të qartë se kërkon të qendrojë deri në mbyllje të kontratës te PSG, deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

kilian mbape psg sulmuesi francez

Lini një Përgjigje