
Ditën e sotme, FSHF dhe presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore kanë rënë dakord që formula e kampionatit të ndryshojë.
Pas mbledhjes me 10 pqrfaqësuesit dhe presidentin e FSHF, Duka, në tryezë ishin 5 variante, por vetëm njëri prej tyre u përzgjodh. “Supersport” ka mësuar edhe variantin e zgjedhur nga FSHF për formatin e ri të kampionatit, i cili është varianti numër 5.
Final Four
Bëhet fjalë për variantin 5 të opsionit të parë. Pas 36 javëve të kampionatti të rregullt, 4 ekipet e para në renditje do të zhvillojnë një miniturne ‘Final Four’ për të përcaktuar kampionin. Skuadrat do të përballen me ndeshje vajtje-ardhje, por jo në stadiumet përkatëse. I gjithë turneu do të zhvillohet në ‘Air Albania’ e cila do të kthehet në epiqendrën e futbollit shqiptar. Plot 12 superndeshje që do të luhen në më pak se 2 javë.
Kampionati i rregullt
Renditja e kampionatit të rregullt ka një vlerë tjetër pasi në rast se në Final Four, skuadrat ndahen me pikë të barabarta, atëherë, ajo që ka përfunduar më lart në kampionat do të klasifikohet më sipër. Tjetër por shumë e rëndësishme është që fituesi i kampionatit të rregullt, do të përfitojë edhe bonusin tradicional prej 100 milionë lekësh pavarësisht si përfundon miniturneu.
“Air Albania”
FSHF ka parashikuar një numër prej 14 mijë spektatorësh për ndeshjet e miniturneut final dhe impianti garanton që të mbajë këtë kapacitet por edhe komoditet si për tifozët, ashtu edhe për ekipet.
Fitimet
Sipas përllogaritjeve të ekspertëve pritet që në vitin e parë të gjenerohen rreth 1 miliardë lekë të ardhura. 12 ndeshje me një mesatare të kënaqshme në “Air Albania”, biletat e shitura dhe një pjesë e konsiderueshme nga e drejta televizive apo marketingu.
Lini një Përgjigje