TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2023, 15:42

Pësoi hemorragji cerebrale në tru dhe u transportua me helikopter në spital, Ajaksi tregon gjendjen e Edvin Van Der Sar

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi hemorragji cerebrale në tru dhe u transportua me helikopter

Legjenda e portës holandeze, Edvin Van Der Sar është në luftë me jetën, pasi pësoi hemorragji cerebrale në tru gjatë pushimeve që po kalonte me familjen në ishullin Hvar të Kroacisë. 52-vjeçari u transportua me urgjencë me helikopter në një spital në Kroaci.

Klubi i Ajakist, në të cilin Van Der Sar është dhe shef ekzekutiv, ka zbuluar si është gjendja shëndetësore e ish-gardianit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Edvin Van Der Sar do të qendrojë nën kujdesin intensiv për momentin. Gjendja e tij është e qendrueshme por ende shqetësuese. Ajaksi e ndan këtë informacion në emër të Anamari Van Der Sar, gruas së Edvin. Familja Van Der Sar, së bashku me Ajaksin, janë mirënjohës dhe thellësisht të prekur nga mesazhet e shumta mbështetëse”, shkruan klubi holandez.

edvin van der sar ajaksi legjenda e portës holandeze

Lini një Përgjigje