
Hetimi i brendshëm i Mançester Junajtid ka marrë lajmin e mirë për Grinud. Shërbimi i Prokurorisë i hoqi të gjitha akuzat e ngritura kundër 21-vjeçarit në shkurt.
“Djajtë e Kuq” kanë vendosur të huazojnë Mejzën Grinud dhe duket se edhe klubi i tij i ardhshëm është gjetur.
Lajmi është bërë i ditur këtë të premte nga “Manchester Evening News”, e cila thotë se po zhvillohen negociata mes klubit italian dhe Mançester Junajtid për kalimin e 21-vjeçarit të ri anglez në Serinë A si huazim.
Shumë klube në Itali kanë interes për të marrë shërbimet e lojtarit, por ekipi më serioz në interesim duket Atalanta. Skuadra nga Bergamo ka marrë dritën jeshile nga Grinud dhe pritet që ditët e ardhshme të arrihet marrëveshja e plotë.
Nuk përjashtohet mundësia që 21-vjeçari të përfshihet në tratativa që Mançester Junajtid të arrijë te sulmuesi i Atalantës, norvegjezi Rasmus Hojlund.
Kujtojmë se Grinud, i cili ka kontratë me “ Djajtë e Kuq” deri në vitin 2025, është rikthyer së fundmi në stërvitje, por veçmas.
Lojtari është parë në një fushë, në zonën e Mançesterit, i shoqëruar nga një trajner personal, për herë të parë që kur ish e dashura tërhoqi në shkurt, akuzat për tentativë përdhunimi, agresion dhe sjellje kontrolluese.
Lini një Përgjigje