
UEFA i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve rreth pjesëmarrjes në arenën ndërkombëtare të klubeve të ndryshme në kontinent, të cilat kanë konflikt interesi në garat e saj, pasi janë nën pronësi të të njëjtëve presidentë. Një diskutim që lindi me Milanin jo vetëm, pasi edhe klube të tjera si Brajton e Aston Vila kishin të njëjtin problem.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, UEFA bëri të ditur qendrimin e saj rreth bashkëpronësive, duke zgjidhur çështjet që mund të bëheshin problem në hedhjen e shortit për klubet e mëposhtme:
– Aston Vila (Angli) dhe Vitoria (Portugali)
– Brajton (Angli) dhe Rojal Union SG (Belgjikë)
– Milan (Itali) dhe Tuluzë (Francë)
Secili prej këtyre çifteve të skuadrave kishte të njëjtët pronarë, por UEFA bëri të ditur se klubet ishin ristrukturuar në mënyrë të tillë që të mos kishte më konflikt interesi ndaj të gjithave u jepet leje që të luajnë në kompeticionet ndërkombëtare në këtë edicion.
Njëkohësisht, klubet nuk do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë direkte apo indirekte duke transferuar apo huazuar lojtarë deri në shtatorin e vitit 2024, teksa nuk do të bënin akorde direkte apo indirekte financiare apo sportive në këtë periudhë.
Lini një Përgjigje