TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2023, 16:05

Ëndrra për të luajtur sërish në Europian mund të realizohet pas 2-vitesh, shiten të gjitha biletat e Shqipërisë për ndeshjen kundër Çekisë

Shkruar nga Pamfleti

Ëndrra për të luajtur sërish në Europian mund të

Shqipëria do të luajë ndeshjen e katërt kualifikuese për “EURO 2024” kundër Republikës Çeke në Pragë, më 7 shtator, në orën 20:45.

Duket se tifozët kuqezi kanë besimin se ëndrra për të luajtur sërish në Europian do të realizohet pas dy fitoreve kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Kështu në Pragë duket se do të ketë një mbështetje të madhe nga tifozët e Kombëtares. 800 biletat që ishin në dispozicion të tifozerisë shqiptare janë shitur të gjitha.

Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në Grupin E në kuotën e 6 pikëve, një më pak se Çekia kryesuese. Deri më tani, kuqezinjtë kanë koleksionuar 2 fitore dhe një humbje.

Djemtë e drejtuar nga braziliani Silvinjo kanë mundur me rezultatin e pastër 2-0 Moldavinë në “Air Albania” si dhe kanë triumfuar 1-3 në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Nga ana tjetër janë mposhtur 0-1 nga Polonia në ndeshjen e parë të kualifikueseve të “EURO 2024”.

republika çeke shqipëria kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje