TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2023, 18:18

Përfundon epoka Paolo Maldini te Milani, kuqezinjtë shkarkojnë drejtorin teknik, komunikata zyrtare e klubit

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon epoka Paolo Maldini te Milani, kuqezinjtë shkarkojnë

Nuk ka më dyshime. Paolo Maldini nuk është më drejtori teknik i Milanit. Klubi me seli në Milano ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit, me një postim në kanalet zyrtare.

Shkak për divorcin janë bërë mosmarrëveshjet e fundit. Presidenca dhe Maldini kishin pikëpamje të ndryshme për merkaton dhe duket se kjo ka sjellë ndarjen e rrugëve.

E falënderojmë për kontributin e tij ndër vite, me rikthimin e Milanit në Ligën e Kampionëve dhe me fitoren e Skudetos në vitin 2021. Përgjegjësitë e tij do t’i caktohen një grupi pune të integruar që do të punojë në kontakt të ngushtë me trajnerin e ekipit të parë” – Shkruan klubi.

Eshte kjo komunikata për shtyp zyrtare e Milanit për ndarjen e raportit me Paolo Maldinin, legjendën kuqezi, pas 4-vitesh nën drejtimin e klubit. Ndërkohë, konfirmohet trajneri Stefano Pioli.

Xhorxho Furlani dhe Gofrej Monkada, përkatësisht AD dhe Shefi i zonës së skautëve të AC Milan, mbërritën pak çaste më parë në Casa Milan. Të dy, së bashku me lamtumirën e Maldinit dhe Masarës, duhet të marrin edhe më shumë detyra dhe “fuqi” brenda organikës së kuqezinjve, veçanërisht për sa i përket merkatos dhe transfertave.

paolo maldini milan ish-drejtori teknik

Lini një Përgjigje