TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2023, 17:12

CR7, Mesi dhe Benzema në një ekip, cila është skuadra që mund të huazojë treshen e ëndrrave pa asnjë pagesë

Shkruar nga Pamfleti

CR7, Mesi dhe Benzema në një ekip, cila është skuadra

Arabia Saudite ka hyrë në mënyrë të frikshme në treg duke afruar futbollistët më të mirë të Europës. Pas Kristiano Ronaldos, në Arabi ka shkuar edhe Benzema e me shumë gjasa Leo Mesi do të jetë afrimi i tretë në këtë kampionat.

Por, “The Sun” e lidh edhe Njukasëllin me klubet arabe. Skuadra angleze është aktualisht nën pronësinë e Fondit të Investimeve Publike në Arabinë Saudite, të cilët kanë 80% të aksioneve. I njëjti fond, ka aktualisht edhe 75% të aksioneve të Al Itihad, Al Ahli, Al Nasr dhe Al Hilal.

CR7, Mesi dhe Benzema në një ekip, cila është skuadra

Fakti që bëhet fjalë për të njëjtët pronarë, sjellin hipotezën e një transferimi të mundshëm të Ronaldos, Mesit dhe Benzemasë në kampionatin anglez. Klubi i Njukasëllit mund t’i huazojë futbollistët, duke mos pasur shpenzime që thyejnë rregullat e “Fair Play Financiar”, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete.

Aktualisht, bëhet fjalë vetëm për një hipotezë që është e vështirë të ndodhë, por jo e pamundur. Vetë Liga angleze do ta kundërshtonte diçka të tillë, por rregullat e lejojnë që huazimet të bëhen.

kristiao ronaldo lionel mesi karim benzema njukasëll

Lini një Përgjigje