
Arbnor Muja fitoi titullin kampion në Belgjikë vetëm pak ditë më parë ku me Antuerpin hyri në histori. Me 3 gola të shënuar dhe 3 asiste këtë sezon, Muja ishte nga më të dalluarit, megjithatë trajneri Alen Zhires nuk e ka grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës.
Sulmuesi i krahut të djathtë që mund të luajë edhe nga e majta, ka rënë në radarët e Shqipërisë. Sipas asaj që raporton “RTV Dukagjini”, Mujës i është kërkuar që të pajiset me pasaportën shqiptare dhe menjëherë pasi ta marrë, do të grumbullohet me ekipin Kombëtar.
Muja ka luajtur në Superiore me Skënderbeun, ndërsa me Kosovën ka qenë pjesë e skuadrës së parë, por pa debutuar asnjëherë. Në këtë mënyrë, Muja ka të drejtën që të përfaqësojë Shqipërinë dhe me shumë gjasa do të jetë pjesë e skuadrës së kuqezinjve për ndeshjet në vjeshtë.
Lini një Përgjigje