TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2023, 16:27

‘Pleshti’ rikthehet te Barcelona? Babai i Messit ‘ndez’ thashethemet: Ëndrra e tij është të luaj në ‘Camp Nou’

Shkruar nga Pamfleti

‘Pleshti’ rikthehet te Barcelona? Babai i Messit ‘ndez’

Ylli argjentinas, Lionel Messi mesa duket është i destinuar të rikthehet te Barcelona pas dy viteve te Paris Saint Germain. Tani që sulmuesi argjentinas është larguar nga PSG pasi i ka përfunduar kontrata thashethemet për rikthimin e tij kanë arritur kulmin.

Dyshimet janë rritur shumë, pasi babai i tij Jorge Messi ka qëndruar në qytetin katalunas ku është takuar me Joan Laportan në mënyrë private në shtëpinë e presidentit të klubit katalanas.

Ai madje ka folur shkurtimisht duke konfirmuar se Leo Messi dëshiron rikthimin në Camp Nou dhe ka besim se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona, edhe unë do doja ta shihja përsëri te Barça. Kemi besim se do të ndodhë rikthimi, por kurrë nuk i dihet së ardhmes”, u shpreh babai i yllit argjentinas.

Gjtihsesi asgjë nuk është e sigurt, kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Messit nëse do të rikthehet te Barcelona ose do të vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.

camp nou barcelona messi

Lini një Përgjigje