TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2023, 23:16

Milani dhe Roma nuk lëshojnë pe, verdhekuqtë zbresin Juven në Ligën e Konferencës, Verona dhe Specia në luftë për mbijetesë

Shkruar nga Pamfleti

Milani dhe Roma nuk lëshojnë pe, verdhekuqtë zbresin Juven

U luajtën mbrëmjen e sotme 5 duelet e fundit të Serisë A, ku u shënuan plot 20 gola. Milani dhe Roma nuk lëshuan pe, respektivisht përballë Veronës dhe Specias, duke triumfuar në shtëpi dhe duke dërguar Veronën dhe Specian në ndeshjen shtesë (11 qershor) në ndeshjen e “Play-Out”-it, që do të vendosë se cila skuadër do të qendrojë në elitën e futbollit italian dhe cila prej tyre do të zbresë një kategori më poshtë.  
 
Ndërkohë në duelet e tjera, Juventusi e mbylli sezonin me triumfin 0-1 në transfertë ndaj Udinezes falë golit të Kiezës, ndërkohë që fitore bindëse edhe për Atalantën ndaj Monzës me rezultatin 5-2.  Me rezultatin 2-3 u mbyll dhe dueli tjetër mes Leçes dhe Bolonjës.   

Napoli, siç dihej është kampione e Serisë A, ndërsa në vendin e dytë renditet Lacio me 74 pikë. Në vendin e 3 renditet Interi me 72 pikë, ndërsa katërshen e Champions League e mbyll Milan ime 70 pikë.  
Në Ligën e Europës do të luajnë Atalanta dhe Roma. Italia do të përfaqësohet nga Juventusi në Ligën e Konferencës.  

milan roma juventus seria a

Lini një Përgjigje