TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2023, 19:00

Sulmuesi anglez përjashtohet nga dy klube njëkohësisht, akuzat për përdhunim të dyfishtë i shkatërrojnë karrierën

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi anglez përjashtohet nga dy klube njëkohësisht, akuzat

Sulmuesi anglez Xhek Diamond po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij, pasi akuzohet për përdhunim. Sulmuesi 23-vjeçar ka dalë ditët e fundit para gjykatës në lidhje me akuzat, që e përfshijnë atë në përdhunimin e një vajze, por në dy raste të ndryshme. 

Sikur të mos mjaftonin vetëm hetimet dhe seancat gjyqësore që ka, Diamond është përjashtuar edhe nga skuadrat e tij. Kartonin e futbollistit e ka Sandërlendi, por e kishte huazuar te Linkolni, huazim i cili është ndërprerë. 

Menjëherë pasi u publikua ky lajm, drejtuesit e Linkolnit e kanë larguar futbollistin duke e rikthyer te Sandërlendi, por as këta të fundit nuk e kanë pranuar. Sandërlendi e ka pezulluar deri në momentin që do të merret një vendim përfundimtar për të dhe në rast se shpallet i pafajshëm, ai do ta ketë derën të hapur. 

xhek diamond sulmuesi anglez

Lini një Përgjigje