TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2023, 16:45

“Duhet të vdesësh keq nga kanceri malinj, duhet të plasësh”, mesazhe kërcënuese për futbollistin e Serisë A dhe bashkëshortes së tij

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të vdesësh keq nga kanceri malinj, duhet të

Luis Alberto dhe bashkëshortja  e tij Patricia Venegas, janë me origjinë andaluze dhe e kanë dashur gjithmonë tokën e tyre. Ky afeksion është derdhur edhe te skuadra e Seviljas, ku numri 10 i Lacios ka luajtur tashmë dhe ku nëse do të mundte, do të kthehej me nxitim. 

Më 31 maj, padyshim që në shtëpinë e Luis Albertos të gjithë ishin tifozë me Seviljan në finalen e Ligës së Europës. Menjëherë pas shprehjes së gëzimit për suksesin e skuadrës së drejtuar nga Mendilibar, profili social i lojtarit u mbush me epitete dhe fraza të papërsëritshme. 

Mirëpo, kjo nuk e trembi çiftin, të cilët përkundrazi reaguan me shpejtësi, pa ulur kokën. “Kështu janë njerëzit, të sëmurë, nga festa për ekipin tim, Sevilja, të cilin e kam mbështetur prej një jete dhe fitoi Kupën. Dhe gjëja më e keqe është se nuk mora vetëm një”, zbuloi  Venegas në rrjetet sociale. 

“Dua të them gjithashtu se janë denoncuar të gjithë ata që i janë përkushtuar dërgimit të këtij lloj mesazhi”, ka shtuar ajo, duke treguar kështu se ka marrë masa ligjore. Një moment mjaft delikat dhe i trishtë për botën e futbollit. 

“Vdis nga kanceri malinj, duhet të vdesësh keq, duhet të plasësh”, – kjo është përmbajtja e disa mesazheve që i janë dërguar çiftit, tani kushedi se çfarë do të ndodhë, por policia është në punë. 

luis alberto futbollisti i lacios

Lini një Përgjigje