TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2023, 11:59

Arabët të “verbuar” nga Ronaldo/ Pavarësisht sezonit të dështuar,  Al Nassr i lë në ‘dorë’ merkaton CR7

Shkruar nga Pamfleti

Arabët të “verbuar” nga Ronaldo/ Pavarësisht sezonit

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë për Al Nassr sezonin e ardhshëm pavarësisht se sezoni aktual përfundon pa tituj. Por portugezi do të jetë edhe më protagonist i klubit arab.

Në fakt, sipas raportimeve të AS spanjolle, drejtuesit i kanë besuar atij kompetenca të plota për sa i përket merkatos. Pronarët e Al Nassr i dhanë të drejtën për të menaxhuar transferimet e skuadrës ish-lojtarit të Juventusit.

Fjala e Cristianos tani do të jetë vendimtare në politikën e forcimit të skuadrës dhe CR7 me siguri do të sjellë lojtarë që kanë luajtur në Evrope. Ronaldo, 38 vjeç, iu bashkua Al Nassr-it janarin e kaluar, duke shënuar 14 gola në 19 ndeshje në Arabinë Saudite.

cr7 arabi al nassr

Lini një Përgjigje