TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2023, 20:04

Mesi mbetet pa ekip, PSG zyrtarizon largimin e kampionit të Botës nga skuadra (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesi mbetet pa ekip, PSG zyrtarizon largimin e kampionit të Botës nga

Lionel Mesi është një lojtar i lirë. Lajmin e ka bërë me dije vetë PSG-ja me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke e falënderuar sulmuesin argjentinas pas dy sezoneve të kaluara në kryeqytetin e Francës.

35-vjeçari nuk rinovoi me kampionët e Francës, duke parë që edhe tifozët nuk e donin më në skuadër.

Pas dy sezonesh në kryeqytet, aventura mes Lionel Mesit dhe PSG-së do t’i vijë fundi në fund të sezonit 2022-2023. Klubi i uron me emocionet më të përzemërta, sa më shumë suksese Leos në karrierën e tij”, shkruante klubi francez në postimin e bërë në “Twitter”.

Kështu, Mesi tashmë është pa ekip dhe do të jetë i gatshëm të dëgjojë ofertat për të ardhmen, ku në tavolinë ndodhen Barcelona, Inter Majemi dhe Al-Hilal.

lionel mesi sulmuesi argjentinas psg

Lini një Përgjigje