
Përfundon finalja e Kupës së Anglisë. Mançester Siti ka fituar për herë të 7 në histori trofeun, pasi mposhti në “Wembley”, Mançester Junajtid me rezultatin 2-1.
“Qytetarët” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e parë. Gyndogan provoi me një gjuajtje fluturimthi nga distanca dhe shtangu portierin De Gea.
Ky gol thyen rekordin e mëparshëm të vendosur nga sulmuesi i Evertonit, Luis Saha, i cili shënoi pas 25 sekondash kundër Çelsit në vitin 2009.
Në minutën e 33, Mançester Junajtid barazoi shifrat. Van Bisaka pasoi topin me kokë, i cili u përplas te dora e Grilish. Pas rishikimit nga VAR-i, gjyqtari akordoi 11-metërsh për “Djajtë e Kuq”.
Penalltinë e mori përsipër Bruno Fernandes, i cili u tregua i saktë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 51, Gyndogan kaloi sërish ekipin e tij në avantazh. Gjermani provoi me një tjetër gjuajtje fluturimthi nga distanca dhe ndëshkoi sërish portierin De Gea.
“Qytetarët” rikthehen te triumfi në FA Cup pas 4-vitesh dhe tashmë djemtë e Guardiolës janë vetëm një hap larg tripletës, pasi janë edhe në finalen e Champions.
Lini një Përgjigje