TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2023, 15:48

Mbetën jashtë Kupave të Europës për sezonin e ardhshëm, Teuta merr vendimin zyrtar për trajnerin Edi Martini

Shkruar nga Pamfleti

Mbetën jashtë Kupave të Europës për sezonin e

Edi Martini nuk është më trajner i Teutës dhe vetë klubi e ka zyrtarizuar diçka të tillë. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi durrsak njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin shkodran.

Për 48-vjeçarin kjo është hera e tretë që largohet nga skuadra bregdetare. Më parë, ai ishte larguar dhe rikthyer por si duket, këtë radhë do të ketë një tjetër aventurë. Vllaznia është në pritje të trajnerit shkodran dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet në krye të stolit kuqeblu.

Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Edi Martini. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

Teuta ishite larg pritshmërive në këtë sezonin në Abissnet Superiore. “Djemtë e Detit” e mbyllën në vendin e 6, duke mbetur jashtë Kupave të Europës për sezonin e ardhshëm.

 

edimartini trajneri shkodran teuta

Lini një Përgjigje