TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2023, 15:25

“Gladiatori” nuk ia del, mesfushori ‘lë në baltë’ Shqipërinë përpara ndeshjeve të qershorit

Shkruar nga Pamfleti

“Gladiatori” nuk ia del, mesfushori ‘lë në

Mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren dhe do të mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares.

Pas daljes së rezultateve dhe konsultave, stafi mjekësor ka arritur në përfundimin se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë dhe lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmshtadit.

Stafi teknik i Kombëtares ka komunikuar me mesfushorin dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë në mënyrë që të rikthehet sa më parë në fushën e lojës.

klaus gjasula mesfushori i kombëtares shqiptare ndeshjet e qershorit

Lini një Përgjigje