TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2023, 20:52

E zeza mbi të bardhë, Flamurtari gradon “timonierin” e ri, në Vlorë prezantohet heroi i sezonit të kaluar me ekipin e Superligës

Shkruar nga Pamfleti

E zeza mbi të bardhë, Flamurtari gradon “timonierin” e ri,

Flamurtari nuk humbet kohë dhe gradon “timonierin” e ri. Emiliano Çela është zyrtarisht trajneri i vlonjatëve, duke zëvendësuar kështu Diego Longon të larguar në fund të sezonit. 

Çela i bashkohet kuqezinjve pas aventurës me Kastriotin në elitën e futbollit shqiptar. Tekniku nga Memaliaj, u shndërrua në hero sezonin e kaluar duke shpëtuar krutanët, ndërkohë që këtë edicion e pati të pamundur për të përsëritur suksesin historik. 

37-vjeçari pas karrierës si futbollisti i Flamurtarit tashmë rikthehet si trajner. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi vlonjat në faqen zyrtare. Ka qenë drejtori sportiv Ferko ai që ka prezantuar trajnerin e ri të Flamurtarit.

Postimi i Flamurtari F.C:

Emiliano Cela eshte zyrtarisht trajner Flamurtari Football Club .

Pas karrieres si futbollist i Flamurtari Football Club tashme rikthehet si trajner

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi

emiliano çela flamurtari

Lini një Përgjigje