TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2023, 16:10

Mesi bëhet sheik dhe firmos kontratën marramendëse me klubin arab, zyrtarizimi i “Pleshtit” tek Al Hilal më 6 qershor

Shkruar nga Pamfleti

Mesi bëhet sheik dhe firmos kontratën marramendëse me klubin

Leo Mesi do të largohet nga PSG-ja dhe diçka e tillë nuk ka më kthim pas, teksa duket se kanë marrë fund edhe dilemat se ku do ta vazhdojë ai të ardhmen e tij.

Mesi do të transferohet në Arabi dhe do të jetë edhe një herë tjetër kundër Ronaldos, duke qenë se ka pranuar ofertën e Al Hilal. Mediat flasin për shifra të frikshme, 400 milionë euro në vit, dyfishin e asnjë që përfiton CR7 tek Al Nasrr.

Zyrtarizimi i tij do të bëhet në datën 6 qershor, teksa më pas nuk do të vonojë as prezantimi zyrtar si futbollist i Al Hilal, ku pritet që të ketë edhe një audiencë të jashtëzakonshme.

Sipas asaj që raporton spanjollja, “Sport.es”, klubi arab ka nisur nga puna për të planifikuar gjithçka që në datën 6 qershor të bëhet zyrtarizimi i tij. Mesi do të luajë sot ndeshjen e fundit me fanelën e PSG-së ndaj Klermon dhe më pas do të jetë një lojtar i lirë.

lionel mesi sulmuesi argjentinas al hilal skuadar arabe

Lini një Përgjigje