
Loriana Kuka ka arritur të fitojë një tjetër medalje në xhudo. Xhudistja nga Kosova ka fituar të bronztën me anë të repesazhit të Grand Priks Dushanbe që po mbahet aktualisht në Taxhikistan.
Në kategorinë 70 kilogramë, Kuka mposhti në finale britaniken, Keti-Zhemima Zherats-Braun. Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e bronztë, Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti irlandezen Rashl Hauks. Në raundin e tretë, Kuka u mposht nga britanikja Keli Petersen Polard.
Një javë më parë në Grand Priks në Uper të Austrisë, Loriana u rendit e pesta. Në Dushanbe fitoi të bronztën, ndërsa ndeshje tjetër do të ketë në Kazakistan, dy javë më vonë. Atje mbahet gara e nivelit Grand Slam.
Loriana ka medalje botërore evropiane në 78 kilogramë. Tani po testohet në kategorinë deri 70 kg dhe nëse i ecën mirë, atëherë normën olimpike pritet ta kërkojë në këtë kategori.
Me vendin e tretë në Grand Priks, Loriana ka fituar 350 pikë për renditjen botërore.
Lini një Përgjigje