TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2023, 19:20

Drita i bën “gjëmën” Tiranës, skuadrat shqiptare në vazon e të dobëtave në shortin e Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Drita i bën “gjëmën” Tiranës, skuadrat shqiptare

Kampionatet tashmë kanë ulur siparin e tyre dhe klubet shqiptare po përgatiten për shortin e Ligës së Konferencës.

Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do të mësojnë kundërshtarin e tyre më 20 dhe 21 qershor për ndeshjet që do të luhen me 13 dhe 20 korrik.

Skuadrat e Kategorisë Superiore janë të gjitha të renditur në vazon jo favorite. Tirana me koeficent 4 gjithashtu është në vazon jofavorite.

Bardheblutë luftonin me skuadrat kosovare, estoneze dhe ato armene.

Drita dhe Pjunik i kanë bërë gjëmën Tiranës. Gjilanasit janë vlerësuar me koeficentin 6 nga UEFA, ndërsa skuadra armene është vlerësuar me koeficentin 8.

Kjo gjë ka bërë që bardheblutë të mbesin në vazon jofavorite së bashku me Vllazninën dhe Egnatian që ishin të sigurta në këtë vazo.

tirana drita shorti i ligës së konferencës

Lini një Përgjigje