
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku ndeshja mes River Plejtit dhe Defensa Justisias është mbyllur në minutën e 30 për shkak të një incidenti. Një tifoz i skuadrës vendase ka rënë nga tribuna, duke gjetur vdekjen e menjëhershme dhe kjo ka bërë që të mbyllet stadiumi për 24 orë deri sa të përfundojnë hetimet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit, aty ku River Plejti po kryeson dhe është në rrugën drejt titullit kampion. Në momentin e rënies, forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë reaguar në kohë, por fatkeqësisht rënia ka qenë fatale dhe askush nuk ka mundur të bëjë gjë.

Vetë policia ka reaguar në lidhje me çështjen, duke u shprehur se ngjarja ka ndodhur pa shkak. Në momentin e rënies, nuk bëhet e ditur të ketë pasur shtyrje ose mbipopullim, teksa edhe tifozët kanë qenë të qetë dhe pa trazira. Në total, stadiumi ishte i mbushur në kapacitetin 90%.

????TORCEDOR MORRE EM JOGO DO CAMPEONATO ARGENTINO | A partida entre River Plate X Defensa y Justicia que acontecia neste sábado (3), no estádio Monumental, foi suspensa após um torcedor cair da arquibancada de um dos setores mais altos do estádio.
— Explora Notícias (@ExploraNoticias) June 3, 2023
Notícias #Argentina #BuenosAires pic.twitter.com/NB25YEpzuv
Lini një Përgjigje