
Taulant Seferi e ka gjetur veten shumë mirë në Ukrainë dhe sot ka shënuar një tjetër gol me fanelën e Vorskla Poltavës. Sulmuesi i Kombëtares arriti të shënonte në një ndeshje shumë të vështirë ndaj Shakhtarit në minutën e 32 të takimit.
Seferit iu besua një penallti të cilën e konvertoi në gol kundër portierit Piatov. Për Seferin, ky ishte goli i 13 sezonal në 28 ndeshje të luajtura dhe i jep skuadrës së tij kualifikimin për në Ligën e Konferencës.
Ish-futbollisti i bardhebluve ka gjetur golin e tij të 14 në kampionatin ukrainas, duke u bërë kështu golashënuesi i dytë më i mirë në Ukrainë.
Pjesa e parë mes Vorsklës dhe Shakhtarit u mbyll me rezultatin 1-0 dhe në pjesën e dytë, ishte Pavliuk, ai që shënoi edhe golin e dytë. Pak minuta para fundit, Bondarenko shënoi golin e vetëm për Shakhtarin që ka fituar titullin kampion në Ukrainë.
Lini një Përgjigje