
Përfundon ndeshja e “play off-it" të Abissnet Superiores mes Erzenit dhe Korabit. Sfida e luajtur në “Niko Dovana” është mbyllur me fitoren e shijakasve me rezultatin 2-1, duke bërë që këta të fundit të luajnë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.
Erzeni kaloi i pari në avantazh në minutën e 4. Pas një goditje këndi, Alan harkoi për Sadikin, i cili me kokë gjujati dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në mintuën e 19, dibranët barazuan shifrat. Pasim nga e djathta në zonë për Tabakun, i cili u rrotullua dhe çoi topin në rrjetë pa i dhënë mundësinë Xhikës të ndërhynte.
Në minutën e 24, Mehmeti u rrëzua në zonë pas një ndërhyrje të Selmanit dhe gjyqtari Hamiti bëri shenjë nga pika e bardhë. Pas protestave të dibranëve, ai shkoi të shihte aksionin në VAR dhe anuloi vendimin që kishte dhënë në fushë.
Në minutën e 93, Erzeni gjeti golin që i dhuroi qendrimin në Superiore. Mehmeti gjeti korridorin në zonë ku u shfaq i vetëm para portës dhe mposhti Qyranin.
Lini një Përgjigje