
Sot pasdite u luajtën disa nga ndeshjet e javës së fundit të La Ligës.
Reali i Madridit barazoi 1-1 me Athletik Bilbaon në shtëpi. Për baskët realizoi Sancet, ndërsa për “Los Blancos” shënoi Karim Benzema, në ndeshjen e tij të fundit me këtë fanelë.
Barazim 2-2 mes Vijarealit dhe Atletikos së Madridit. Skuadra e Simeones mori një pikë falë dopietës së Korreas, sakaq të besuarit e Setien “tundën rrjetën” me Xhekson dhe Paskual.
Përfundimisht, Reali i Madridit renditet në vendin e dytë me 78 pikë. Në vendin e tretë është Atletiko e Madridit me një pikë më pak. Vendi i fundit që shkon në Champions i takon Real Sociedadit.
Në Ligën e Europës do të luajnë Vijlareali dhe Betis. La Liga përfaqësohet në Konferencë Ligë nga Osasuna.
Majorka e Vedat Muriqit triumfoi me rezultatin 3-0, duke u renditur në vendin e 9 në elitën e futbollit spanjoll.
Lini një Përgjigje