TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2023, 21:43

Egnatia humbet 200 mijë euro, fundi i kampionatit spanjoll dëshpëron ekipin rrogozhinas

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia humbet 200 mijë euro, fundi i kampionatit spanjoll

Drejtuesit e klubit të Egnatias padyshim kanë mbetur të zhgënjyer, teksa kanë parë sot rezultatet e kampionatit të La Ligës të pasdites. Rezultate të cilat i kanë hequr nga duart klubit rrogozhinas një shifër të majme prej 200 mijë eurosh. 

Gjithçka ka të bëjë me pozicionimin e Seviljas, e cila në fakt e mbylli kampionatin në vendin e 12 me humbjen e sotme 2-1 përballë Real Sociedadit. Suksesi i andaluzëve në Ligën e Europës, u siguroi atyre pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm. Por Egnatias, i interesonte që Sevilja të mbyllte kampionatin në vendin e 7, shkruan "Panorama Sport".

Nëse një gjë e tillë do të ndodhte sot, Spanja humbte ekipin pjesëmarrës në Ligën e Konferencës dhe me zhvendosjen e skuadrave nga një tur në tjetrin sipas skemës së UEFA-s, do të përfitonte edhe fituesja e Kupës së Shqipërisë. Ajo do të kalonte nga turi i parë kualifikues i turneut, në turin e dytë kualifikues, e sigurisht me përfitime më të rëndësishme financiare. 

Kësisoj, Egnatia do të përfitonte minimalisht 450 mijë euro, në vend të 250 mijë që garantohen nga pjesëmarrja në raundin e parë kualifikues. Por për fat të keq kjo nuk ndodhi dhe Sevilja e mbylli vetëm 4 pikë larg vendit të 7 që u sigurua nga Osasuna. Kjo bëri që Egnatia të humbiste këtë shifër të majme dhe të fillojë të mendojë për pjesëmarrjen që në turin e parë të aktivitetit. 

egnatia skuadra rrogozhinase la liga

Lini një Përgjigje