TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2023, 15:11

Igli tare ‘divorcohet’ me Lazion, ish-futbollisti i kombëtares në kërkim të një ‘aventure’ të re

Shkruar nga Pamfleti

Igli tare ‘divorcohet’ me Lazion, ish-futbollisti i kombëtares

Mbyllet përfundimisht aventura e drejtorit sportiv Igli Tare te Lazio. Kjo është bërë e ditur nga vetë ish-sulmuesi shqiptar për ‘TG1’.

Me një fjalim prekës, Tare bëri të qartë se aventura e tij te Lazio kishte përfunduar. Ai falenderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë gjithë karrierës së tij aty, duke filluar nga tifozët, presidenti, lojtaret e trajnerët. Tare tani është në kërkim të një aventure të re dhe shumë klube si italiane ashtu dhe gjermane kanë shprehur interesin për shërbimet e tij. 

Pas 18 vitesh do të marrë fund eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i S.S. Lazio. Kam kohë që e mendoj por kam pritur për të mirën e Lacios, të arrijë objektivin e Ligës së Kampionëve. I vetëdijshëm se kam ndërtuar një ekip të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm të predispozuar për të arritur këtë qëllim. Ka qenë një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, disfata dhe trofe. Nuk do të ndalem së falënderuari Presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë, tifozët që i kam në zemër, klubin me të gjithë anëtarët e tij, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë meje. në këtë rrugë. Një falenderim i veçantë mbi të gjitha për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë. Një mundësi prestigjioze që pata si futbollist dhe si menaxher dhe që nuk do ta harroj kurrë. Shpresoj që secili prej jush të vazhdojë, me të njëjtin pasion që kam patur, ta ruajë me xhelozi këtë realitet të bukur. Gjithmonë Forza Lazio”, përfundoi ai.

tare largohet lazio

Lini një Përgjigje