TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2023, 16:58

“S’kemi aspak presion”, De Bruyne ‘shënjestron’ tripletën: Në finalen e Stambollit do të bëjmë mrekullinë

Shkruar nga Pamfleti

“S’kemi aspak presion”, De Bruyne

Mesfushori belg i Manchester City-t, Kevin de Bruyne është optimist se skuadra e tij mund ta bëjë edhe më të paharrueshëm këtë sezon, duke fituar tripletën të shtunën kundër Interit.

Ylli i City-t fitoi kupën e tij të dytë FA që kur është transferuar në “Etihad” në vitin 2015. Trofeu më i vjetër futbollistik në botë është i dyti për “qytetarët” këtë sezon, pasi muajin e shkuar vulosën titullin e tretë radhazi të Premier Ligës.

Asistuesi më i mirë në Evrope këtë sezon i vë syrin edhe trofeut të Ligës së Kampioneve, i cili do të diskutohet mes Manchester City dhe Interit në finalen e Stambollit më 10 qershor.

Unë nuk mendoj se ka ndonjë presion. Ne kemi pasur një sezon të shkëlqyer deri tani dhe do të përpiqemi dhe të jemi gati sa më shumë që të jetë e mundur për të shkuar në Stamboll dhe luajtur një ndeshje tjetër të shkëlqyer. Ka qenë një sezon i pabesueshëm dhe shpresojmë që të bëjmë edhe më të mirë”, tha De Bruyne kur u pyet për fitimin e tripletës nga skuadra e Guardiolës.

De Bruyne ka luajtur në 9 ndeshje në Ligën e Kampioneve këtë sezon, duke shënuar 2 gola dhe dhuruar 7 asiste. Ai ishte vendimtar në gjysmëfinalen kundër Realit me golin e barazimit që shënoi në sfidën e parë në “Bernabeu” (1-1).

man city inter finalja champions

Lini një Përgjigje