TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2023, 17:56

U rrëzua nga motoçikleta bashkë me shokun e tij, humb jetën në aksident futbollisti i talentuar i Livornos

Shkruar nga Pamfleti

U rrëzua nga motoçikleta bashkë me shokun e tij, humb

Futbollisti i talentuar, Anvar Megbli, ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor. 18-vjeçari, i cili ishte lojtar i Livornos, ndërroi jetë, pasi u rrëzua nga motoçikleta të shtunën mbrëma.

Sipas mediave lokale, sulmuesi italian ishte i ulur mbrapa motoçikletës së shokut të tij, kur u përplasën me një makinë, ku më pas lojtari u dërgua me helikopter në spitalin “Cisanello” në Pisa.

Sidoqoftë, mjekët nuk mundën ta shpëtonin të riun, teksa shoku i tij është ende duke u rikuperuar në spital.

U rrëzua nga motoçikleta bashkë me shokun e tij, humb

Livorno postoi një përshëndetje emocionale duke njoftuar për rastin të hënën në mbrëmje, pas konfirmimit se ylli i tyre ka ndërruar jetë, në të cilën shkruhej: “Jo, ju nuk mund të vdisni në moshën 18-vjeçare”.

Megbli ishte një sulmues premtues në skuadrën e Serisë D, dhe ishte thirrur në skuadrën e profesionistëve herë pas here sezonin e kaluar, pavarësisht se ishte një lojtar nën moshën 19-vjeçare.

anvar megbli futbollisti i talentuar i livornos

Lini një Përgjigje