TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2023, 17:34

U shkarkua në Kategorinë e Parë, emër i njohur për pankinën e Vllaznisë

Shkruar nga Pamfleti

U shkarkua në Kategorinë e Parë, emër i njohur për

Vllaznia duket se e ka gjetur trajnerin që do të marrë drejtimin e skuadrës për Europën dhe sezonin e ri.

Sipas raportimeve, mësohet se klubi shkodran është në bisedime me Migen Memellin dhe me shumë gjasa, ai do të jetë në krye të stolit.

Memelli është një trajner që e njeh futbollin shqiptar, pasi së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut në sezonin që ra nga Kategoria, duke e drejtuar sërish në Kategorinë e Parë.

Ai u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta dhe vendin e tij e zuri Gvozdenoviç që e ngjiti në Superiore. Në Superiore, Memelli ka drejtuar edhe skuadrën e Laçit.

migen memelli vllaznia

Lini një Përgjigje