TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2026, 09:08

Perez premton një goditje rekord te Reali: Do jetë i kalibrit Ronaldo

Shkruar nga Pamfleti
Perez premton një goditje rekord te Reali: Do jetë i kalibrit Ronaldo
Florentino Perez

Dy ditë përpara zgjedhjeve në Madrid, gara për president ka arritur pikët më të nxehtë pasi në lojë, duke bërë premtime, është përfshirë edhe Florentino Perez.

Numri 1 i Realit e nisi “zjarr” konferencën e tij duke zyrtarizuar në mënyrë indirekte tre goditjet e para, por Perez as që ka ndërmend të ndalet:

“Mund t’iu flas për tre blerje, Mourinho, Konate dhe Dumfries, por do të ketë edhe të tjerë. Të martën do të bëjë një ofertë zyrtare për një lojtar që luan për një klub në Champions. Do të jetë oferta më e lartë që Real Madrid ka bërë ndonjë herë për ndonjë lojtar, do të jetë një transferim rekord prej 150 milionë euro. Është një lojtar që luan në mesfushë dhe sulm, nuk luan në Premier League, nuk është as Haaland, as Doku e as Olise, por është një lojtar i kalibrit Cristiano Ronaldo.”, u shpreh Perez, por pa bërë publik emrin e lojtarit dhe ekipit ku luan.

Kaq ka mjaftuar që mediat në Spanjë të nisin garën për të kuptuar se për kë lojtar bëhet fjalë.

Mes emrave të lakuar janë tre yje të PSG, Vitanha, Joao Neves dhe Doue, por nuk mungojnë as opsione si Musiala dhe Julian Alvarez, ky i fundit një objektiv edhe i Barcelonës. Ndërkohë i pyetur për grupin e lojtarëve që ka në dispozicion Real Madrid, Perez foli me fjalë të mëdha:

“Kemi lojtarë fantastik, një grup që do ta dëshironte çdo skuadër në botë. Ju siguroj që këto yje nuk do të largohet nga Reali, u shpreh Perez. Kandidati për presidentit i Real Madrid shtoi ndër të tjera se Vinicius nuk dëshiron të largohet”, ndërsa për Mbappe theksoi se është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe se është i destinuar të shkruajë me germa të arta historinë e Real Madrid.

Në lidhje me trajnerin e ri, Jose Mourinho, së fundmi reagoi zyrtarisht edhe klubi i Benfikës me këta të fundit që theksuan se Perez ka shfaqur interesim zyrtar për Mourinho-n dhe trajneri i tyre mund të largohet mbi bazën e 15 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit.

florentino perez real madrid

2 Komente

  1. L
    Luan

    Nuk hapet mo ajo derë or çun! Nuk ka mo Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.... Futbollistë që nuk u dëmtuan asnjëherë,që ishin protagonistë kryesore në çdo ndeshje dhe protagonistë të vetëm në shumicën e ndeshjeve . Në treg futbollistë të mirë ka plot,por niveli i atyre të dyve nuk arrihet dot edhe për ca vite.

    1. T
      Tony

      Po ky teveqeli plak si politikanet truthare, cfare duan matufet ne komande. Jane bere te modes keta te vjetrit. Te erdhi mosha pensionit thyej qafen e vadit lulet ne kopshtin e shtepise e rri neper kafene bej gam gam gam, se ne ate moshe vetem ate pune di te besh.

      Lini një Përgjigje