TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2026, 21:01

“Dola sepse nuk desha të më dëmtonin”, sulmuesi i Izraelit flet për gjestin e turpshëm ndaj tifozëve shqiptarë: Nuk pendohem!

Shkruar nga Pamfleti
“Dola sepse nuk desha të më dëmtonin”, sulmuesi i
Oskar Gloukh

Oskar Gloukh ishte protagonisti kryesor i miqësores mes Shqipërisë dhe Izraelit në “Air Albania”, duke shënuar golin që i dha fitoren skuadrës së tij. Megjithatë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te realizimi vendimtar, por edhe te festimi i futbollistit izraelit, i cili iu drejtua tribunave me gjestin për të heshtur tifozët shqiptarë.

Veprimi i tij shkaktoi reagime të menjëhershme në fushë. Mbrojtësi Elseid Hysaj dhe mesfushori Arbër Hoxha u përplasën verbalisht me lojtarin izraelit, duke krijuar momente tensioni mes futbollistëve të të dy skuadrave.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, trajneri i Izraelit, Gal Kohen, vendosi ta zëvendësonte menjëherë Gloukh.

Unë e mirëkuptoj Oskar. M’u desh ta hiqja nga fusha në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej. Jam i lumtur për të se është një nga lojtarët tanë kryesorë”, deklaroi Kohen pas ndeshjes.

Vetë Gloukh nuk ka shfaqur pendesë për gjestin e tij. Në deklaratat pas takimit, ai tha se reagimi erdhi si pasojë e atmosferës së krijuar që në fillim të sfidës.

Nuk mund ta lija të kalonte, na vërshëllyen gjatë himnit. Isha i ndezur që në fillim të ndeshjes. Emocionet dhe goli më çuan drejt saj dhe nuk jam penduar. Shokët e skuadrës më mbrojtën më së miri, jam i lumtur më shumë për këtë se çdo gjë tjetër. I dua secilin prej tyre sepse më mbrojtën”, u shpreh futbollisti i Ajaksit.

Ai komentoi edhe reagimin e lojtarëve shqiptarë pas festimit të tij.

Lojtarët shqiptarë? Nuk më intereson. Unë lashë fushën e lojës më pas se nuk desha që të më dëmtonin. Jam i lumtur që i solla krenari njerëzve tanë”, shtoi Gloukh.

Miqësorja e zhvilluar në Tiranë ishte e vetmja ndeshje testuese e Izraelit gjatë muajit qershor. Përfaqësuesja izraelite vazhdon të përballet me sfida në organizimin e takimeve ndërkombëtare për shkak të situatës së sigurisë dhe kontestimeve që lidhen me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, gjesti i Gloukh ndaj tifozëve shqiptarë ka nxitur reagime dhe debat në opinionin sportiv, duke e kthyer festimin e tij në një nga episodet më të komentuara të ndeshjes së zhvilluar në “Air Albania”.

oskar gloukh sulmuesi i izraelit

1 Komente

  1. K
    Keli

    Kombi i paturp shqiptar! Gjithë bota e bojkoton sot Izraelin kurse ne e afrojmë Legena

    Lini një Përgjigje