TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2026, 19:11

La “thatë” Gjermaninë për ngjyrat kuqezi, mesfushori shqiptar prezantohet tek ekipi i ri

Shkruar nga Pamfleti
La “thatë” Gjermaninë për ngjyrat kuqezi, mesfushori
Tim Civeja

Tim Civeja është zyrtarisht futbollist i Karlsruherit për sezonin e ardhshëm në Bundesliga 2. Mesfushori 24-vjeçar shqiptar është prezantuar nga klubi gjerman përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shfaqet duke firmosur kontratën dhe duke pozuar me fanelën e ekipit të ri.

Karlsruheri e mirëpriti lojtarin me një mesazh vlerësues në komunikimin zyrtar:

Intensitet i lartë, gatishmëri të madhe për të vrapuar dhe një qasje e bukur e të kuptuarit lojën. Për sezonin e ri, ne nënshkruajmë me 24-vjeçarin Tim Civeja. Paçim një kohë të suksesshme me ty, Tim.”

Me këtë transferim, Civeja mbyll një eksperiencë trevjeçare te Sarbrycken, skuadër me të cilën zhvilloi 116 ndeshje, duke realizuar 18 gola dhe 14 asistime. Sezoni i fundit rezultoi më produktivi për mesfushorin shqiptar, i cili shënoi gjashtë gola dhe dha shtatë asistime.

I lindur dhe i rritur në Gjermani, Civeja e ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij në futbollin gjerman. Ai debutoi në Bundesliga me Augsburgun kur ishte vetëm 19 vjeç dhe prej vitesh konsiderohet një nga talentet me origjinë shqiptare që premtonte shumë për të ardhmen.

Në nivel përfaqësuesesh, Civeja luajti fillimisht me Gjermaninë U-19, por më pas vendosi të përfaqësonte Shqipërinë, duke veshur fanellën e Kombëtares U-21.

Transferimi te Karlsruheri përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi për herë të parë do të garojë në Bundesliga 2, një kategori më lart se ajo ku aktivizohej me Saarbrücken. Klubi dhe lojtari synojnë që ky bashkëpunim të shënojë një etapë të re suksesi në karrierën e mesfushorit shqiptar.

tim civeja mesfushori shqiptar karlsruher

Lini një Përgjigje