TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2026, 17:10

Mbiemri Zidan bën sërish ligjin në futboll, djali i legjendës franceze bëhet protagonist me pritjet vendimtare

Shkruar nga Pamfleti
Mbiemri Zidan bën sërish ligjin në futboll, djali i
Luka Zidan

Algjeria ka regjistruar një fitore surprizë ndaj Holandës, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në Roterdam në një ndeshje miqësore të zhvilluar vetëm pak ditë para nisjes së Botërorit në Amerikën e Veriut.

Pavarësisht dominimit të vendasve gjatë pjesës më të madhe të takimit dhe rasteve të shumta të krijuara për shënim, “Tulipanët” nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 86-të, kur Hadj Moussa realizoi golin e vetëm të sfidës, duke i dhuruar suksesin kombëtares algjeriane.

Një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes ishte portieri Luka Zidan. Gardiani 28-vjeçar, i cili aktivizohet me skuadrën spanjolle Granada dhe është djali i legjendës së futbollit francez, Zinedin Zidan, zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer duke kryer disa pritje vendimtare që mbajtën të paprekur portën e Algjerisë.

Performanca e tij konsiderohet një argument i fortë në garën për të siguruar një vend në listën përfundimtare të trajnerit Vladimir Petkoviç. Përzgjedhësi algjerian ka grumbulluar katër portierë për fazën përgatitore, por vetëm tre prej tyre do të jenë pjesë e skuadrës që do të marrë pjesë në turneun madhor, i cili nis më 11 qershor.

luka zidan djali i zinedin zidan

Lini një Përgjigje