TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2026, 15:26

Debutimi me humbje i Maran, precedent për të shkruar historinë me Kombëtaren; tekniku italian në “gjurmët” e De Biazit dhe Silvinjos

Shkruar nga Pamfleti
Debutimi me humbje i Maran, precedent për të shkruar historinë me
Silvinjo-Maran-De Biazi

Rolando Maran nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e tij të parë si trajner i Shqipërisë, teksa kuqezinjtë u mposhtën minimalisht nga Izraeli. Megjithatë, një vështrim në të kaluarën sjell precedentë interesantë për trajnerët që kanë nisur rrugëtimin e tyre me humbje.

Njëri prej tyre është Xhani De Baizi. Italiani debutoi në stolin e Shqipërisë më 29 shkurt 2012, në humbjen 2-1 ndaj Gjeorgjisë në transfertë. Pavarësisht fillimit jo të mirë, De Biazi shkroi historinë duke kualifikuar për herë të parë Kombëtaren në një turne madhor siç ishte “EURO 2016”.

Një histori e ngjashme i përket edhe Silvinjos. Trajneri brazilian e nisi aventurën e tij me një humbje 1-0 ndaj Polonisë, por më pas udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në “EURO 2024”.

De Biazi dhe Silvinjo mbeten deri më tani dy trajnerët e vetëm që kanë siguruar pjesëmarrjen e kuqezinjve në Kampionatin Europian. Për këtë arsye, debutimi me humbje i Rolando Maran mund të shihet edhe si një ogur pozitiv, ndonëse mbetet për t’u parë nëse italiani do të arrijë të ndjekë të njëjtën rrugë suksesi apo gjithçka do të mbetet thjesht një rastësi.

rolando maran trajneri i shqipërisë

Lini një Përgjigje